bimet

Është indi më i përhapur në bimë dhe nga ana morfologjike me pak i diferencuari. Ky ind kryen të gjitha aktivitetet metabolike : që nga fotosinteza, deri tek rezervimi, frymëmarrja, sinteza e proteinave dhe e gjithë molekulave te tjera të nevojshme për jetën e bimës. Gjithashtu me zgjerimin e qelizes, ushtron funksion mbështetës për kërcej apo gjethe të përmasave të vogla apo organeve të reja. Hapësirat qelizore të këtij indi lejojnë ajrosjen, pra shkëmbimet e gazrave ne bime. Gjethet janë të ndërtuara kryesisht nga parenkima ; organet e rezervimit, endosperma e farave, rrënjët etj përbehen kryeshit nga indi parenkimatik. Indi parenkimatik mund ta ketë prejardhjen si nga meristemat e majës ashtu nga ato anësore. Qelizat parenkimatike kanë mur celulozo-pektik zakonisht jo shumë të shpështë, një vakuol te madh qendror që zë rreth 90 % te vellimit qelizor dhe ne citoplazem gjenden organe përgjegjëse për aktivitetin metabolik të qelizes. Shpesh janë të pranishme hapësira qelizore shumë të zhvilluara aq sa mund të formojnë boshllëqe, sic vihet re në disa lloje gjethesh. Ne baze të aktivitetit fiziologjik që kryejnë, dallohen disa tipe parenkime. Indet e rritura ndahen në: inde mbrojtëse(mbuluese),inde parenkimore(themelore),inde mekanike(mbështetëse), inde përquese(transportuese) dhe inde sekretore(tahitëse).

Comments

Popular posts from this blog

bimet

muzika e vitit70