muzika e vitit70
Muzika Popullore Shqiptare, përbën një ndër pasuritë më të çmuara të
vendit. Në përshkrimet e studjuesve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë
shekujve XVIII-XIX është arritur përafërsisht në konkluzionin se pasuria
kryesore e Shqipërisë është folklori muzikor, por ka edhe krom edhe
naftë.
Folklori muzikor bën një jetë aktive edhe sot, ndërkohë që gjurmët e lashtësisë së tij janë provuar që prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Në objekte të ndryshme arkeologjike – skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – janë përfiguruar qartë vegla popullore, që përdoren deri në ditët tona, valltarë, këngëtarë, kostume karakteristike, etj.
Folklori muzikor shqiptar është jashtëzakonisht i pasur , çka dhe shprehet në ekzistencën e muzikës vokale që nga forma njëzërëshe e deri tek shumëzërëshi; në muzikën me vegla popullore; muzikën me zë e vegla; muzikën për shoqërimin e valleve popullore, etj. Këtyre u shtohet dhe një fond i madh veglash popullore të klasifikuara në katër grupet tashmë të njohura si ideofone, membranofone, kordofone, areofone.

Comments
Post a Comment